Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 1

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Zona rigrupimit :

a) quhet zona e përfaqësuar nga korsia e shpejtimit
b) është zona e destinuar për parkimin e mjeteve në autostrada
c) është pjesë e karrexhatës e destinuar për grumbullimin e mjeteve në pritje për rrugë të lirë

2. Sinjali nr.72, ndalon qarkullimin :

a) e automjeteve që përdorin si karburant djegës, gas GPL ose gas butani
b) e mjeteve që transportojnë lëndë acide dhe korrozive (gërryese)
c) e automjeteve që transportojnë mallra radioaktive

3. Sinjali nr.100 tregon :

a) që po afrohemi në një kryqëzim të rrezikshëm në formë T- je
b) që është e lejuar të kthehemi majtas
c) që është e lejuar të vazhdohet lëvizja drejt në kryqëzim

4. Sinjali nr. 226 :

a) me sfond jeshil vendoset në autostradë
b) në rrugët interurbane mund të vendoset edhe në prani të kthesave të rrezikshme
c) tregon kilometrat e përshkuara në një rrugë interurbane

5. Simboli në fig. 719 :

a) përdoret gjatë lëvizjes në mot me lagështirë
b) nuk vendoset mbi një llampë treguese në kroskot
c) përdoret deri gjysmë ore pas perëndimit të diellit

6. Në situatën e paraqitur në fig.648 :

a) tramvaji T duhet të presë kalimin e mjetit B
b) mjeti P mund të zërë i pari kryqëzimin dhe të ndalojë në qendër të tij
c) mjetet duhet të kalojnë në radhën :T,G,P,B

7. Kontrolli teknik i mjeteve rrugore :

a) është i detyrueshëm edhe për mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve
b) bëhet vetëm për përcaktimin e nivelit të ndotjeve të ambjentit nga zhurmat dhe gazrat që çlirohen nga motomjetet dhe automjetet
c) kryhet çdo gjashtë muaj për mjetet e transportit të mallrave brenda vendit

8. Paneli me shirita diagonale të alternuar të bardhë e të kuq (fig. 302) :

a) tregon kamionë që përdoren për transportin e materialeve të ndërtimit
b) vendoset vetëm nëse ngarkesa del jashtë karrocerisë më shumë se 30 % të gjatësisë së mjetit
c) mund të zëvendësohet nga një flamur i kuq me dimensione 50 x 50cm

9. Është i ndaluar parakalimi :

a) kur mjeti që po vjen pas nesh e ka filluar këtë manovër para nesh
b) kur fushëpamja është e pamjaftueshme
c) i një mjeti të ndaluar përpara një 'KALIMI NË NIVEL' pa barriera në pritje të trenit

10. Në të gjitha rrugët është e ndaluar :

a) të përdorësh ditën ndriçimin me drita (fenerët jo verbues)
b) të krijosh situata të rrezikshme për qarkullimin
c) të ushtrohesh në drejtimin e mjetit

11. Gjatë qarkullimit përdorimi i fenerëve joverbues (dritat e shkurtra) :

a) në qendrat e banuara dhe jashtë tyre është i detyrueshëm në rast mjegulle të dendur
b) është i detyrueshëm edhe ditën kur transportojmë të aksidentuar
c) është i detyrueshëm natën, në rrugët interurbane kur po kryqëzohemi me mjete që vijnë përballë nga sensi i kundërt i lëvizjes

12. Kur i dëmtuari paraqet gjëndje shoku duhet :

a) të mbulohet sa më mirë të jetë e mundur
b) të vendoset në pozicion ulur
c) të shtrihet në tokë, të mbulohet dhe të mbahen të ngritura gjymtyrët e poshtme

13. Amortizatorët e rënë ( të konsumuar) shkaktojnë :

a) funksionim jo normal të impiantit elektrik
b) mundësinë e dëmtimit dhe dobësimit të sustave të tyre
c) funksionim jo normal të diferencialit
c) probleme, veçanërisht me lëvizjen e mjetit në kthesa


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%