Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 11

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në sinjalistikën horizontale të paraqitur në fig. 592 :

a) mjeti G mund të vazhdojë lëvizjen drejt ose mund të kthehet majtas
b) mjeti D mund të vazhdojë lëvizjen drejt ose të kthehet djathtas
c) mjetet D dhe G lëvizin në karrexhata me dy korsi, me dy sense

2. Në prani të sinjalit nr. 9 :

a) duhet të ulim shpejtësinë dhe, po të jetë e nevojshme, të ndalojme para 'KALIMIT NË NIVEL'
b) duhet të bëjmë kujdes gjatë lëvizjes për të shmangur një përplasje të mundshme me trenin
c) duhet të ndalojmë në çdo rast para linjës hekurudhore

3. Sinjali nr.98 tregon :

a) që duhet të vendosemi në dy rreshta për të vazhduar drejt
b) që mund të zgjedhim një nga drejtimet e lejuara
c) që rruga bëhet me dy sense lëvizjeje për qarkullimin

4. Sinjali nr.152/A tregon :

a) që detyrimisht duhet të kthehemi sipas drejtimit të shigjetës
b) se, nëse kthehemi në të majtë, rruga bëhet me një sens lëvizjeje
c) se është e ndaluar të lëvizim në sens të kundërt të shigjetave që paraqet sinjali

5. Simboli në figurën nr. 695 :

a) tregon çelësin ku ndizen fenerët joverbues të mjetit
b) tregon komandën që ndez dritate fenerëve te largesise
c) tregon llambën spiune të fenerëve mjegullçarës të përparmë

6. Në kyqëzimin e paraqitur në fig. 638, mjeti B :

a) duke u pozicionuar në qendër të kryqëzimit, duhet të presë të kalojë mjeti N
b) për arsye se kthehet majtas, duhet të zërë kryqëzimin i fundit
c) duhet të pozicionohet, sa më shumë të jetë e mundur, në anën e djathtë të karrexhatës

7. Lejedrejtimi i kategorisë B konfirmohet :

a) nga zyra e transportit në bashki ose komunë
b) nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor
c) nga prefekti

8. Mjeti duke lëvizur me marshin e lëvizjes mbrapa për të hyrë në qarkullim, duhet :

a) te sinjalizojë vazhdimisht me bori kryerjen e manovrës
b) të aktivizojë dritat e pasme kundër mjegullës
c) t'u japë përparësi vetëm mjeteve që janë në sensin e tij të lëvizjes

9. Nje vend parkim i autorizuar :

a) kërkon që të vendosim mjetin në pushim pa krijuar pengesë për mjetet e tjera
b) kur është i përcaktuar për mjetet 'TAKSI', është i kufizuar me vijë të verdhë
c) përmban detyrimin, që kur dalim nga parkimi, t'i japim përparësi mjeteve që janë në qarkullim

10. Mbi rrugët e mbuluara me dëborë duhet :

a) të shmangen manovrat e forta me mjetin
b) të frenohet fort në rast rrëshqitjeje të mjetit
c) të ruhet distancë sigurie sa më e madhe nga mjetet e tjera

11. Perdorimi i aparateve radiotelefonike:

a) lejohen gjate drejtimit te mjetit, me perdorimin e kufjeve në një vesh
b) lejohen të perdoren gjatë drejtimit të mjetit nga forcat e armatosura
c) lejohen të përdoren gjatë drejtimit te mjetit,kur nuk kerkon perdorimin e duarve

12. Shenjat e fillimit të gjëndjes së shokut janë :

a) djersë të ftohta në ballë dhe gjendje e tensionuar
b) të dridhura, lëkurë shumë e zbehtë dhe djersë të ftohta në ballë
c) lëkurë të ftohtë me ngjyrë shumë të zbehtë

13. Është me ngjyrë të kuqe në kroskot, llamba spiune :

a) e treguesit të ndezjes së sinjalit të drejtimit
b) e ndezjes së njëkohshme të katër sinjaleve tregues të drejtimit ( të emergjencës)
c) e treguesit të frenave të dorës të aktivizuara
c) e treguesit te mos venjes së rripit të sigurimit


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%