Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 12

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 513:

a) tregon një karexhatë me dy korsi
b) ndalon lëvizjen në sens të kundërt edhe në rast emergjence
c) ndalon parakalimin në kurrize rruge

2. Sinjali nr.151 :

a) është një ndalim qarkullimi për disa kategori të mjeteve me motor
b) tregon një rrugëkalim të detyruar për kategoritë e mjeteve të treguara në sinjal
c) paraqet një rrugë të rezervuar vetëm për kategorite e mjeteve të treguara në figurë

3. Sinjali nr.118 :

a) tregon një zonë doganore ku jemi të detyruar për të ndaluar
b) tregon vetëm se ku ndodhet ndërtesa e Drejtorisë së Doganave në zonat kufitare
c) ndalon qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në zonën doganore

4. Sinjalet e paraqitura në fig.290 :

a) kufizojnë korsitë e karrexhatës
b) vendosen në pjesën e pasme të mjeteve me peshë mbi 3,5 tonë
c) janë sinjale plotësuese

5. Simboli në fig. 716 :

a) kur llamba treguese mbi te cilin është vendosur është e ndezur tregon se është ingranuar marshi i lëvizjes prapa
b) vendoset mbi çelësin e komandimit të fenerëve verbues
c) vendoset mbi levën e komandimit të marsheve të lëvizjes

6. Sipas rregullit të përparësisë, në kryqëzimin e fig. 618 :

a) mjeti H kalon i fundit
b) i pari kalon mjeti H, pastaj mjeti L dhe i fundit kalon mjeti C
c) i pari kalon mjeti L, pastaj mjeti H dhe i fundit kalon mjeti C

7. Në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e mjeteve të reja që hyjnë në Republikën e Shqipërisë bën pjesë :

a) çertifikata e transportit
b) dokumentacioni i zhdoganimit
c) vërtetimi i hyrjes së mjetit në Shqipëri, i lëshuar nga Policia Kufitare

8. Distanca e sigurisë e një mjeti me mjetin që ka përpara, përcaktohet :

a) në varësi të kushteve atmosferike
b) në varësi nga cilindrata e motorit të mjetit
c) nga gjerësia e karrexhatës

9. Gjatë pushimit :

a) të mjetit në një të përpjetë (pjerrësi ngjitëse), duhet të kujdesemi që leva e marshit të ingranohet në marshin me të lartë (të katërtin ose të pestin)
b) mjeti mund të vendoset me rrotat e krahut të djathtë mbi trotuar, nëse tepron hapësirë e mjaftueshme për kalimtarët
c) mjeti duhet të jetë i vendosur sa më afër bordurës së trotuarit

10. Drejtuesi i mjetit duhet :

a) të shmangë krijimin e rreziqeve për përdoruesit e tjerë të rrugës
b) të mos kalojë kurrë kufijtë e shpejtësisë së lëvizjes të vendosur nga dispozitat e ligjeve në fuqi
c) të përdorë borinë në qendrat e banimit sa herë që e mendon

11. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut (ndezjen e njëkohshme të katër sinjaleve treguese të drejtimit ) :

a) kur shikueshmëria nuk është e mirë
b) gjatë kohës që ndalojmë për të vendosur apo rimarrë trekëndëshin e rrezikut
c) kur lëvizet në rreshta paralelë jashtë qendrave të banuara

12. Gjetja e dëshmitarëve në rast aksidenti rrugor :

a) nuk është e nevojshme nëse përdoret formulari i konstatimit miqësor
b) është e nevojshme vetëm në rast aksidentesh me të plagosur
c) nuk duhet nëse përgjegjësia e aksidentit është e drejtuesit tjetër

13. Te gomat nevojitet të kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme :

a) nëse ka ose jo dëmtime të mundshme në pjesën anësore apo ballore të tyre
b) rezultatet e kontrollit laboratorik të materialit të gomës
c) efektet e provës së frenimit me marshin e lëvizjes mbrapsht
c) që presioni i fryrjes të jetë i njëjtë me atë të këshilluar nga konstruktori i mjetit


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%