Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 16

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në sinjalistikën horizontale të paraqitur në fig. 591 :

a) mjeti B mund të kthehet majtas, pas kalimit të mjetit C duke lëvizur sipas vijës së kurbëzuar
b) mjeti C lejohet të vazhdojë drejt lëvizjen
c) mjeti C është i detyruar të kthehet djathtas

2. Sinjali nr.85 :

a) është sinjal paralajmërimi për ndalim pushimi pas kryqëzimit
b) i lejon autobusët të qëndrojnë pavarësisht sinjalizimit me këtë sinjal
c) ndalon çdo lloj ndalimi të vullnetshëm të mjetit

3. Sinjali nr. 117 :

a) tregon fundin e rrezikut nga kalimi i kuajve
b) tregon fundin e një kalimi të rezervuar për kuajt e shalës ose të barrës.
c) paraqet fundin e një rruge të rezervuar për kuajt e shalës ose të barrës.

4. Sinjali i fig. 288 :

a) tregon që është i lejueshëm parakalimi nga e djathta vetëm për kamionët
b) tregon afërsinë e një hyrjeje autostradale
c) tregon per kamjonet në cilën korsi duhet të lëvizin

5. Simboli i paraqitur në fig. 718 :

a) është i vendosur në komandën që ndez fenerët mjegullçarës të përparmë
b) dallon komandën e ndezjes së fenerëve të përparmë kundër mjegullës
c) është i vendosur mbi një llambë me ngjyrë jeshile

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 619 :

a) mjeti A i jep përparësi mjetit M (kur mjeti A nuk është me sinjale urgjence të ndezura)
b) mjeti A kalon i pari kur ka në funksion sinjalet e urgjencës
c) mjetet kalojnë duke ndjekur radhën A,S,M (kur mjeti A ka ndezur sinjalet e urgjencës)

7. Kontrolli teknik i mjeteve rrugore:

a) u kryhet vetëm mjeteve rrugore me motor.
b) është detyrim ligjor për të gjitha llojet e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre
c) kryhet çdo gjashtë muaj për mjetet e transportit publik

8. Distanca e sigurisë varet :

a) nga sistemi i ushqimit të automjetit
b) nga kushtet atmosferike
c) nga shpejtësia e mjetit

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që :

a) të ulë gjithmonë shpejtësinë
b) të qarkullojë sa të jetë e mundur në të djathtë të rrugës, kur rruga është me një korsi për çdo sens lëvizjeje
c) të lëvizë në rrugë me marshin e dytë që të lehtësojë manovrën e mjetit tjetër

10. Në një autostradë :

a) korsia e emergjencës mund të përdoret si korsi lëvizjeje kur dalja e autostradës është me pak 2000 metra larg
b) është e ndaluar të bësh aktivitete reklamimi dhe shitje produktesh, pa leje të posaçme
c) automjetet ndalohen ta përdorin korsinë e emergjencës si korsi lëvizjeje

11. Rripat e sigurimit :

a) kur qarkullojmë me shpejtësi të ulët, nuk janë shumë të nevojshëm
b) në rast aksidenti kufizojnë dëmtimet e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve
c) lejojnë që ti mbash fëmijët në krah në sediljet e përparme pa rrezik

12. Gjetja e dëshmitarëve në rast aksidenti rrugor :

a) mund të bëhet me një deklaratë të shkruar nga ana e të pranishmëve
b) është e dobishme, edhe nëse bëhet fjalë për pasagjerë të transportuar
c) nuk është e nevojshme nëse përdoret formulari i konstatimit miqësor

13. Në raport me kembësorët, drejtuesi i mjetit, duhet të:

a) lëvizë majtas dhe djathtas për të shmangur këmbësorët që ecin mbi vendkalimin e tyre.
b) mbaj shtypur borinë gjatë gjithë kohës pranë vendkalimit të këmbësorëve.
c) ndalojë pas mjetit që ka ndaluar për t'ju dhënë përparësi këmbësorëve.
c) ulë shpejtësinë ose të ndalojë kur në rrugë ka njerëz që shfaqin shënja hutimi.


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%