Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 17

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Qëndrimi është i ndaluar :

a) në tunele rrugore, nëse nuk sinjalizohet ndryshe
b) në krahun e djathtë të një rruge interurbane me një sens lëvizjeje
c) para sinjaleve rrugore, kur pengojmë dukshmërinë e tyre

2. Sinjali nr.55 :

a) është një ndalim kalimi edhe për mjetet pa motor
b) ndalon manovrën e parakalimit
c) lejon hyrjen në rrugë të motokarrove

3. Sinjali nr. 117 :

a) tregon se në afërsi ndodhet një vend për stërvitjen e kuajve
b) tregon fundin e rrezikut nga kalimi i kuajve
c) paraqet fundin e një piste për kuajt e shalës

4. Sinjali nr. 209 :

a) vendoset në hyrje të korsive të shpejtimit për në autostradë S
b) tregon per drejtuesit e mjeteve se janë duke dalë nga territori i komunës së Pezës
c) tregon per drejtuesit e mjeteve se janë duke hyrë në territorin e komunës së Ndroqit

5. Simboli në fig. 714 :

a) tregon vendin e komandimit të përgjithshëm të dritave
b) mund të vendoset mbi celësin e përgjithshëm të dritave
c) kur llamba treguese në kroskot mbi te cilin është vendosur është e ndezur, tregon se mund të përdorim dritat verbuese ose joverbuese

6. Sipas rregullave të përparësisë, në kryqëzimin e fig.659 :

a) mjeti C nuk duhet t'i japë përparësi asnjë mjeti tjetër
b) mjeti R nuk duhet t'i japë përparësi asnjë mjeti tjetër
c) mjeti A kalon para mjetit C por pas mjetit R

7. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e makinave bujqësore me rrota, duhet të jetë :

a) deri në 3 tonë, kur ato janë me një aks
b) deri në 5 tonë, kur ato janë me dy akse
c) deri në 4 tonë, kur ato janë me një aks

8. Kur duam të dalim (largohemi) nga mjeti, duhet :

a) të aktivizojme frenin e dorës
b) të sigurohemi vetëm që nuk ka sinjale ndalimi për qëndrimin dhe pushimin e mjeteve
c) të sigurohemi nga pasqyrat mbrapa që nuk kemi mjete të cilat po kalojnë afër nesh

9. Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, duhet :

a) të sinjalizojme në çdo rast kryerjen e manovrës me anë të sinjalizimit me bori
b) të sigurohemi që korsitë të jenë të ndara me njëra tjetrën me vijë të pandërprerë
c) të mos krijojmë rrezik apo pengesa për ata që po lëvizin në korsinë ku duam të futemi

10. Në autostrada :

a) është e ndaluar të bësh garë shpejtësie
b) lejohet të marrësh pasagjerë sa herë që dikush e kërkon një gjë të tillë dhe ka vende bosh në mjet
c) qëndrimi në korsinë e emergjencës nuk mund të jetë më shumë se 3 (tre) orë

11. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut (ndezjen e njëkohshme të katër sinjaleve treguese të drejtimit ) :

a) kur për shkak të defektit në mjet, jemi të detyruar të lëvizim me shpejtësi të ulët
b) kur mendojmë se mjeti që është pas nesh, nuk ruan distancën e sigurisë
c) kur verifikohen ngadalësime të papritura dhe krijohet varg mjetesh

12. Në rast aksidenti, i duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë :

a) vetëm në rast se trafiku është i bllokuar për shkak të aksidentit
b) për të mbrojtur një të plagosur që nuk mund të lëvizet nga rruga
c) atëherë kur mbeten në karrexhatë pjesë të automjeteve të aksidentuara që pengojnë qarkullimin

13. Për të shmangur zhurmat shqetësuese gjatë qarkullimit duhet :

a) të mbahet motori i mjetit i ndezur duke shkelur pedalin e gazit vazhdimisht dhe me forcë me qëllim që të nisemi sa më shpejt
b) të kontrollohet nëse gjatë frenimit prodhohen zhurma nga ferrotat e konsumuara
c) të përdoren boritë e automjetit me kujdesin më të madh
c) të përdorim borinë për të nxitur drejtuesit e tjerë, sa herë që mendojmë se është bllokuar qarkullimi


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%