Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 2

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig.595 :

a) mjeti C duhet të shkojë drejt duke i dhënë përparësi mjetit B
b) mjeti C duhet të kthehet nga e djathta
c) mjeti B mund të kthejë nga e majta duke i dhënë përparësi mjetit A

2. Sinjali nr. 92 :

a) paraqet një rregullim të pushimit të mjeteve
b) lejon parkimin e mjeteve nga ora 7:00 deri në 9:00 të mëngjesit
c) lejon qëndrimin e mjeteve

3. Simbolet e ndriçuara të fig.161 :

a) në qendrat e banuara tregojnë kufizim shpejtësie për kategori të veçanta mjetesh
b) tregojnë shpejtësinë e këshilluar për të shfrytëzuar semaforin me dritë jeshile në kryqëzimet e ardhshme
c) tregojnë distancën nga hyrja në autostradë

4. Sinjali nr. 284 :

a) këshillon që, nëse është e mundur, të vazhdohet drejt
b) tregon drejtim te perkohshem te detyruar për autotrenat dhe automjetet e artikuluar
c) paralajmëron 'NJË DREJTIM TË KËSHILLUAR' për kamionët në qarkullim

5. Secili nga panelet plotësues të vendosura në tabelën e figurës nr.146:

a) tregon afrimin e një rruge me të drejtë përparësie
b) në afërsi të një kryqëzimi tregojnë drejtimin e rrugës kryesore
c) vendosur poshtë sinjalit ' KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE', dallon drejtimin e rrugës kryesore

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 627 :

a) të trija mjetet kalojnë njëkohësisht kryqëzimin nëse mjeti C do të ishte në korsinë e majtë
b) kalimi i mjeteve është sipas radhës B, C, N
c) mjeti N është i detyruar të kthehet vetëm djathtas

7. Makinat bujqësore duhet të kenë:

a) gjerësi, deri në 2 metra
b) gjatësi, deri në 7 metra, përfshi edhe mekanizmin e tërheqjes për mjetet me një aks
c) gjatësi jo më shumë se 7.5 metra,për makinat me një aks përfshi edhe mekanizmat e tërheqjes

8. Distanca e sigurisë varet :

a) nga shpejtësia e mjetit
b) nga gjendja teknike e frenave të dorës (frenat e qëndrimit)
c) nga koha e reagimit të drejtuesit të mjetit

9. Nje vend parkim i autorizuar :

a) përmban detyrimin, që kur dalim nga parkimi, t'i japim përparësi mjeteve që janë në qarkullim
b) e ndalon në çdo rast pushimin e mjeteve në afërsi të tij
c) kufizohet me vijë të verdhë, kur parkimi është me pagesë

10. Numri i personave të transportueshem :

a) që tregohen në lejen e qarkullimit,nuk e përfshin drejtuesin e mjetit
b) në motora është gjithmonë 2 përveç drejtuesit të mjetit
c) tregohet në lejën e qarkullimit të mjetit përkatës

11. Sinjali trekëndësh i lëvizshëm i rrezikut, vendoset jashtë qendrave të banuara :

a) në mënyrë të dukshme për mjetet që vijnë
b) në krahun e djathtë të karrexhatës
c) në korsinë e bllokuar nga ngarkesa që mund të ketë rënë në karrexhatë

12. Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja duhet :

a) të pyetet nëse ka dhembje në kokë
b) të fashosh dhe të bësh që të mos mundet të lëvizë kokën
c) ta bësh të ecë e të flasë të dëmtuarin për ta mbajtur zgjuar

13. Për të shmangur zhurmat shqetësuese gjatë qarkullimit duhet :

a) t'i biesh borisë për t'i treguar drejtuesit të mjetit përpara se është ndezur drita jeshile e semaforit
b) të kontrollohet nëse gjatë frenimit prodhohen zhurma nga ferrotat e konsumuara
c) për të lehtësuar qarkullimin, të nisemi nga vendi duke shkelur pedalin e gazit deri në fund
c) të zëvendësosh sinjalin zanor (me bori) me sinjale ndriçues të fenerëve por vetëm natën dhe në kushte shiu


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%