Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 20

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 580 :

a) mjetit te pozicionuar si ne figurë i lejohet të kthehet majtas, kur nuk ka mjete djathtas
b) mjeti i pozicionuar si ne figurë është i detyruar të kalojë drejt kryqëzimin
c) mjeti është i detyruar tëndalojë para kryqëzimit

2. Sinjali nr.60 :

a) lejon autoveturat të parakalojnë kamionët nga krahu i djathtë
b) lejon një autobus me peshë 18 tonë të parakalojë një kamion me rimorkio
c) lejon një autoveturë të parakalojë një kompleks të artikuluar me peshë 40 tonë

3. Sinjali nr. 94 tregon :

a) që është e ndaluar të vazhdosh lëvizjen drejt në kryqëzim
b) që duhet të kalosh nga e majta e një pengese rrugore
c) paralajmëron një kthesë nga e majta

4. Sinjali nr. 230 :

a) lejon kthimin e sensit të lëvizjes, nëse tuneli është me dy sense qarkullimi
b) ndalon parakalimin midis mjeteve
c) lejon qëndrimin e mjeteve dhe në raste të veçanta, edhe pushimin e mjeteve

5. Paneli plotësues nr.132 :

a) tregon rrezikun e përplasjes me mjete që vijnë nga e djathta
b) në autostradë sinjalizon bllokimin e karrexhatës prej aksidenteve
c) tregon një vend grumbullimi për mjetet e aksidentuara

6. Sipas rregullave të përparësisë, në kryqëzimin e paraqitur në fig.620 :

a) mjeti P mund të zërë kryqëzimin i pari, por duhet të ndalojë në qendër të tij
b) mjetet kalojnë kryqëzimin sipas radhës : P, B, C
c) mjetet P dhe C mund të kalojnë njëkohësisht

7. Ciklomotorët :

a) drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë 'B'
b) drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë 'A'
c) për të qarkulluar duhet të pajisen me targë regjistrimi

8. Është detyrim i drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes:

a) veçanërisht, në rrugët e hapura për qarkullimin e mjeteve me peshë me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë
b) në mënyrë të tillë që të shmangë çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave
c) vetëm në orët me të ngarkuara të ditës

9. Kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje, kthimi nga e majta kryhet :

a) pa qenë e nevojshmë të ngadalësojmë nëse kryqëzimi na duket i lirë
b) duke ju dhënë përparësi mjeteve që dalin nga rruga ku duam të hyjmë
c) si rregull, duke lënë qendrën e kryqëzimit në të djathtën tonë

10. Përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin :

a) nëse nuk respektohet distanca e sigurisë nga njëri mjet në mjetin tjetër
b) nëse bëhen gara shpejtësie në rrugë
c) nëse kryejmë manovrën e parakalimit në rrugë me dy korsi për sens lëvizjeje për qarkullimin

11. Rripat e sigurimit :

a) kur qarkullojmë me shpejtësi të ulët, nuk janë shumë të nevojshëm
b) në rast aksidenti kufizojnë dëmtimet e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve
c) lejojnë që ti mbash fëmijët në krah në sediljet e përparme pa rrezik

12. Drejtuesi i mjetit i cili shfaq shenja lodhje duhet :

a) të nxitojë dhe të shtojë shpejtësinë, që të mbërrijë sa më shpejt në destinacionin për ku është nisur
b) të arrijë në vendpushimin më të afërt dhe të pushojë
c) të fikë dritat e kroskotit

13. Në qëndrueshmërinë e mjetit në lëvizje ndikon pozitivisht :

a) presioni i duhur (korrekt) i fryrjes së gomave
b) mungesa e hapësirave për shkak të konsumimit në mekanizmin e drejtimit të mjetit
c) ekuilibri i duhur i rrotave
c) tipi i motorit


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%