Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 21

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 579 :

a) lejohet të ndryshohet sensi i lëvizjes
b) jemi në një karexhatë me dy sense lëvizje
c) mjetet lejohen të ecin drejt ose të kthehen djathtas

2. Sinjali nr. 23 :

a) paralajmëron një pjesë rruge me bankina të dëmtuara
b) është një sinjal rreziku
c) ndalon vazhdimin e lëvizjes në atë rrugë

3. Sinjali nr. 51 :

a) ndeshet në një karrexhatë me një sens lëvizjeje
b) paralajmëron një hyrje në rrugë nga e majta
c) vendoset në një rrugë dytësore që nuk gëzon të drejtë përparësie

4. Sinjali nr. 255 :

a) tregon mundësinë e furnizimit me karburant në afërsi
b) me sfond blu, ndeshet në rrugë interubanë (ndërqytetëse)
c) paraqet kufizim shpejtësie për mjetet gjatë qarkullimit në afërsi të një rafinerie nafte

5. Secili nga sinjalet plotësuese nr.121:

a) tregon vendin ku mbaron përshkrimi i sinjalit tek i cili është vendosur
b) mund të tregojë një pjesë rruge me kthesa të rrezikshme në seri
c) tregon gjatësinë e pjesës së rrugës së rrezikshme

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 644 :

a) mjetet duhet të kalojnë sipas radhës: P, D, L, B
b) mjeti P duhet të presë të ketë kaluar mjetet D dhe B
c) mjeti P e ka krahun e djathtë të zënë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së tij

7. Ciklomotorët janë:

a) mjete rrugore me motor që, përveç drejtuesit të tyre, mund të transportojnë edhe një person tjetër
b) mjete rrugore me motor me një vend (ndenjëse)
c) mjete që drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë 'A'

8. Për të ndaluar mjetin në hapësirën më të vogël të mundshme të frenimit, drejtuesi i mjetit duhet:

a) të ngarkojë mjetin duke vendosur peshë deri 30 % më shumë se pesha maksimale e lejuar
b) të kujdeset që të përdorë goma që kanë trashësi të përshtatshme të kurorës në pjesën e kontaktit me rrugën
c) të veprojë fort mbi pedalin e frenave dhe të ingranojë marshin më të lartë për lëvizje

9. Është i ndaluar pushimi i mjetit :

a) në anë të karrexhatës në raste shiu të fortë
b) në zonat e lëvizjes për këmbësorët
c) në zonat e shërbimit të autostradave

10. Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme :

a) të zvogëlohet dukshëm shpejtësia
b) të shmangen rritjet e menjëhershme të shpejtësisë
c) të kushtohet një vëmendje e madhe kur afrohemi në zonat ku nuk bie dielli

11. Rripat e sigurimit :

a) kur ekzistojnë, duhet të vendosen si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët
b) në rast aksidenti kufizojnë dëmtimet e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve
c) gjatë qarkullimit në qendrat e banuara, nuk janë të domosdoshëm

12. Personi përgjegjës nga ana civile dhe penale në një aksident rrugor :

a) duhet në çdo rast të paguajë menjëherë gjobën
b) nuk mund të vazhdojë të drejtojë automjete të së njëjtës kategori, por vetëm të kategorive më të ulëta
c) është në çdo rast subjekt i anulimit të lejes së drejtimit

13. Për të mbajtur frenat në gjendje të mirë, është i nevojshëm të kryhet kontroll i shpeshtë :

a) i përbërjes kimike të lëngut hidraulik të frenave
b) i korsës (rrugës) së pedalit të frenave (gjatësia e zhvendosjes së pedalit nga fillimi i veprimit frenues deri në kryerjen e manovrës të frenimit)
c) i aftësisë së bllokimit të mjetit (e frenave të dorës)
c) i aftësisë frenuese të mjetit (forcës frenuese)


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%