Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 22

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 534:

a) tregon një zonë ku është i ndaluar qëndrimi i mjeteve
b) tregon që jemi në një rrugë me të drejtë përparësie
c) vendoset në rrugët interurbane

2. Sinjali nr. 24 bashkë me panelet plotësuese të mundshme :

a) paralajmëron një pjesë rruge që mund të bëhet e rrezikshme në kushte të veçanta
b) paralajmëron një pjesë rruge të rrëshqitshme për mjetet
c) paralajmëron një pjesë rruge e cila, në kushte të veçanta, mund të krijojë shtresë akulli

3. Semaforët e fig.156 :

a) kur është i ndezur trekëndëshi i verdhë iu tregojnë të gjitha kategorive të mjeteve të ndalojnë
b) tregojnë mënyrën për t'u shkëmbyer përgjatë shinave të tramvajeve
c) funksionojnë në koordinim me dritat e semaforëve të tjerë

4. Kufizuesi i paraqitur në fig. 292 :

a) vendoset në kufijtë anësore të rrugeve malore
b) përdoret për treguar afrimin në një kryqëzim në formë ' T '-je
c) është i domosdoshëm për të mundësuar shikimin dhe vijueshmërinë e rrugës në kushtet e një bore të madhe

5. Paneli plotësues nr.134 :

a) mund të paralajmërojë praninë e mjeteve për grumbullimin e plehrave
b) plotëson sinjalin 'RREZIQE TË TJERA'
c) kërkon të rregullohet shpejtësia në prani të mjeteve të pastrimit të borës në punë

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig.662 :

a) mjeti B duhet të kalojë i fundit
b) mjeti B nuk duhet t'i japë përparësi asnje mjeti tjetër
c) mjeti E mund të kalojë para mjetit B, por pas mjetit A

7. Lejedrejtimi i kategorisë B :

a) rilëshohet, kur humb vlefshmërinë, nga zyrat rajonale të Drejtorisë së Rrugëve
b) parashikon kufizime shpejtësie sipas moshës
c) është i vlefshëm 5 vjet për ata që janë mes 50 ? 60 vjeç

8. Rënia e zgjatur e bilbilit nga ana e punonjësit të shërbimit të Policisë Rrugore:

a) detyron vetëm mjetet e rënda të ndalojnë lëvizjen
b) në kryqëzime, është veprim i barazvlefshëm me semaforin me dritë të kuqe të ndezur
c) tregon se duhet ndaluar lëvizja, nëse jemi duke u afruar në kryqëzim

9. Për të kryer parakalimin duhet të mbajmë parasysh që :

a) hapësira e parakalimit zvogëlohet kur mjeti që duam të parakalojmë e rrit shpejtësinë
b) hapësira e parakalimit zvogëlohet nëse mjeti që po parakalojmë e ul shpejtësinë
c) hapësira e parakalimit zmadhohet nëse mjeti që po parakalojmë e rrit shpejtësinë

10. Ngarkesa duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që :

a) të shmangë rënien e vetë ngarkesës
b) të mos zvogëlojë fushëpamjen e drejtuesit të mjetit
c) ngarkesa që del jashtë karrocerisë, në pjesën e pasme, të mos jetë më shumë se 30 % e gjatësisë së mjetit

11. Është i ndaluar përdorimi i sinjalizimit zanor (boritë) :

a) në rrugët interubanë me një korsi për çdo sens lëvizjeje
b) jashtë qendrave të banuara kur i afrohemi një mjeti për manovrën e parakalimit
c) për motive të ndryshme nga ato të sigurisë së qarkullimit rrugor

12. Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur :

a) është i lejuar vetëm nëse qarkullon me shpejtësi të ulët
b) mund të verifikohet me testin e alkoolit, të cilit është e detyrueshme t'i nënshtrohesh
c) është i ndaluar vetëm në fundjavë

13. Amortizatorët e rënë ( të konsumuar) shkaktojnë :

a) probleme, veçanërisht me lëvizjen e mjetit në kthesa
b) sjellje jo normale të mjetit gjatë fazës së frenimit
c) funksionim jo normal të motorit
c) drejtpeshim të mirë të mjetit si në rrugë të drejtë ashtu dhe në kthesa


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%