Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 23

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 579 :

a) mjetit te pozicionuar si ne figurë i lejohet të kthehet majtas, kur nuk ka mjete djathtas
b) mjetit te pozicionuar si ne figurë i lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para tij, kur nuk ka mjete djathtas
c) jemi në një karexhatë me dy sense lëvizje

2. Sinjali nr. 7 :

a) vendoset si rregull në largësine 150 metra para një kthese të dyfishtë
b) paralajmëron një pjesë rruge me fushëpamje të kufizuar
c) paralajmëron devijim të rrugës për shkak të punimeve në rrugë

3. Sinjali nr.119 :

a) tregon hyrjen në një autostradë ku duhet të ndalojmë paraprakisht
b) vendoset në afërsi të një postblloku të policisë dhe përsëritet deri në pikën e ndalimit
c) sinjalizon se në afërsi ndodhet një pikë kontrolli doganor

4. Sinjali nr. 223 :

a) është sinjal i dobishëm vend tregues
b) është sinjal rreziku
c) gjendet vetëm nga njëra anë e rrugës

5. Simboli i paraqitur në fig. 703, i vendosur në automjet :

a) bashkëshoqëron treguesin e nivelit të karburantit në depozitë
b) tregon që ndalohet duhani
c) kur llamba spiune është e ndezur,tregon që mjeti po funksionon me rezervën e karburantit

6. Ne situatën e paraqitur në fig. 604 :

a) mjetet kalojnë sipas radhës : D, A, R
b) mjeti D mund të kaloje para mjetit R
c) mjetet kalojnë sipas radhës : R, D, A

7. Kontrolli teknik i mjeteve rrugore :

a) kryhet një herë në vit për mjetet 'TAKSI'
b) është i detyrueshëm edhe për mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve
c) përmbushet me lëshimin e Çertifikatës së Kontrollit Teknik

8. Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë në një rrugë interurbane kryesore është :

a) 110 km/orë për autoveturat
b) 90 km/orë për motorët me dy rrota
c) 60 km/orë për kamionët me rimorkio (autotrenat)

9. Kur duam të ndryshojmë korsinë e lëvizjes :

a) duhet të sigurohemi që vijat gjatësore të jenë të vazhdueshme
b) duhet të sinjalizojmë më parë se duam të kryejmë manovrën e ndryshimit të korsisë
c) në rrugët urbane (qytetëse) e kemi të lejuar të qarkullojmë mbi vijën ndarëse të korsive, në rast se duam të kthejmë nga e djathta

10. Tërheqja e një mjeti në avari, në një situatë emergjence :

a) mund të realizohet nëpërmjet kapjes me kavo çeliku
b) duhet bërë nëpërmjet një lidhjeje të fortë ndërmjet dy mjeteve
c) mund të realizohet nëpërmjet një shufre të fortë çeliku

11. Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm :

a) kur do të kryejmë manovrën e parakalimit
b) çdo herë që do të kryejmë manovrën e kthimit të drejtimit të lëvizjes
c) kur lëvizim në rreshta paralelë, edhe pa e ndryshuar korsinë

12. Në rast të një hemoragjie të jashtme duhet :

a) të bllokohet dhe të lidhet plaga si dhe të thirret menjëherë ndihma
b) të mbulohet plaga dhe të bësh që të ecë i dëmtuari, për të shmangur shfaqjen e gjendjes së shokut
c) të mbahet i dëmtuari në pozicion ulur ose shtrirë

13. Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre

a) mund të përfshijnë edhe mekanizmin e qëndrimit
b) duhet të përbëhen, për çdo rast edhe me sistemin e lëvizjes mbrapa
c) në të gjitha rastet përbëhen edhe nga mekanizmi i qëndrimit
c) përfshijnë edhe gomën rezervë


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%