Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 26

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në sinjalistikën horizontale të paraqitur në fig.602 :

a) mjeti S ka kaluar në rregull kryqëzimin
b) mjeti S ka kaluar kryqëzimin në mënyrë të gabuar
c) tregohet një kryqëzim i rregulluar me rethrrotullim

2. Sinjali nr. 148 :

a) vendoset në pjesët e rrugës ku kryhen pastrime mekanike të saj
b) tregon praninë e mundshme të makinave punuese për pastrimin mekanik të rrugëve
c) tregon praninë e një magazine dhe mundësinë e daljes prej saj të mjeteve të pastrimit mekanik të mjeteve

3. Sinjali nr.116 :

a) tregon praninë e kafshëve në rrugë
b) tregon një rrugë edhe per karrocat që terhiqën nga kafshët
c) tregon kujdes kafshët

4. Sinjali nr. 239 :

a) mund të tregojë fillimin e një rruge interurbane kryesore
b) paralajmëron një kryqëzim të rrugës kryesore me një rrugë dytësore
c) lejon ndryshimin e sensit të lëvizjes aty ku trafikndarësi është i ndërprerë (ka boshllek)

5. Simboli në fig. 716 :

a) vendoset mbi levën e komandimit të marsheve të lëvizjes
b) përdoret vetëm për mjetet me ingranim automatik të marsheve të lëvizjes
c) vendoset mbi çelësin e komandimit të fenerëve verbues

6. Ne kryqëzimine paraqitur në fig. 614 :

a) mjeti R kalon i pari
b) mjeti T kalon i fundit
c) mjeti A duhet të presë të kalojë mjeti R

7. Në automjete bëjnë pjesë:

a) automjetet për transport të përzier
b) kamionët
c) tërheqësat

8. Regjistrohen dhe pajisen me çertifikatë të përshtatshmërisë teknike:

a) rimorkiot bujqësore me peshë të përgjithshme me ngarkesë deri në 1.5 tonë
b) makinat bujqësore teknologjike me dy ose më shumë akse
c) vetëm makinat bujqësore teknologjike të tërhequra

9. Qëndrimi i mjetit :

a) në autostrada është i ndaluar, përjashtuar rastet e emergjencës
b) në rrugët me një korsi për çdo sens lëvizjeje, është i lejuar edhe në kthesa
c) është i ndaluar në vendkalimet e këmbësorëve

10. Në rastin e rrugës së rrëshqitshme, drejtuesi i mjetit duhet :

a) të ecë me shpejtësi të kontrolluar dhe uniforme
b) të kontrollojë drejtimin e mjetit me lëvizjeje të forta dhe të shpejta të timonit
c) të rrisë në mënyrë të menjëherëshme shpejtësinë në lëvizje

11. Jastëk ajri (airbag):

a) aktivizohet sa herë që ndalon mjeti
b) është i nevojshëm vetëm në rrugët jashtë qytetit
c) aktivizohet në rastin e një aksidenti rrugor me përplasje të fortë

12. Ai që nga ana civile është i detyruar të dëmshpërblejë dëmet nga një aksident rrugor :

a) mund të riparojë automjetin e tij
b) mund të bjerë dakort me të dëmtuarin rreth vlerës së dëmit
c) shkarkohet nga çdo lloj form e përgjegjësisë penale duke paguar shumën e dëmit

13. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel :

a) është më e madhe nëse tymi i shkarkuar paraqet ngjyrë të errët
b) zvogëlohet nëse lihen të ndezura kandeletat e para ngrohjes
c) zhduket plotësisht duke rritur shpejtësinë
c) rritet nëse injektorët janë defektozë


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%