Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 28

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Qëndrimi është i ndaluar :

a) në afërsi të stacioneve të autobusëve edhe natën
b) në korsitë e emergjencës në autostrada edhe në raste nevoje
c) në vazhdimësi të 'KALIMEVE NË NIVEL'

2. Sinjali nr.16 :

a) vendoset pas çdo vendkalimi për biçikletat
b) vendoset për të treguar gara çiklistike në rrugë
c) kërkon që të ulim shpejtësinë e lëvizjes dhe t'i japim përparësi biçiklistëve në atë zonë

3. Sinjali nr.116 :

a) tregon një pistë për kuajt e barrës ose të shalës
b) ndalon qarkullimin e kuajve të shalës dhe kalorësve mbi to
c) tregon një vend ku rriten kuaj

4. Sinjali nr 279 :

a) tregon krahun nga do të zhvendosemi dhe të parakalojmë mjetin mbi te cilin ai (sinjali) eshte vendosur.
b) tregon detyrim për kthim nga e djathta
c) vendoset në ngarkesat që dalin jashtë karrocerisë së kamionëve më shumë se 2 metra

5. Simboli i paraqitur në fig.711 :

a) tregon vendin e komandimit të çelësit të dritave
b) është simbol dhe llampë treguese
c) vendoset vetëm në kroskot

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 655 :

a) mjetet duhet të kalojnë sipas kësaj radhe : E, R, S, A
b) mjeti R kalon i fundit
c) mjeti A duhet të kalojë pas mjetit E

7. Makinat bujqësore teknologjike janë :

a) vetëm me dy akse
b) mjete vetëlëvizëse
c) vetëm vetlëvizëse

8. Në autostrada kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë është :

a) 80 km/orë për kamionët me rimorkio (autotrenat)
b) 120 km/orë për motorët me kosh
c) 110 km/orë për motorët mbi 150 cm³

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që :

a) të zhvendoset sa më në qendër të karrexhatës për të qenë me i sigurt
b) të mos bëjë garë shpejtësie me mjetin që po kryen manovrën e parakalimit
c) të lëvizë në rrugë me marshin e dytë që të lehtësojë manovrën e mjetit tjetër

10. Me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore, drejtuesi i mjetit duhet të kontrollojë shpesh :

a) nivelin e lëngut në bateri
b) gjendjen e përdorimit të cilindrave të motorit
c) funksionimin e fshirëseve të xhamave

11. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut duhet të përdoret detyrimisht për të sinjalizuar një mjet të ndaluar në rrugë për avari :

a) vetëm për të kërkuar ndihmë të shpejtë
b) vetem në ngushtime rruge e në qendra të banuara
c) ose për shkak të rënies së mundshme të mallrave të rrezikshme në rrugë

12. Sigurimi për përgjegjësinë civile të automobilit (P.C.A.), i detyrueshëm me ligj, përmban:

a) pagimin e dëmeve të shkaktuara nga mjeti në materiale, njerëz dhe kafshë brenda shumave maksimale
b) dëmet e pësuara nga pronari në drejtim të mjetit të siguruar brenda shumave maksimale
c) pagimin e dëmeve të shkaktuara nga mjeti ndaj personave të tretë brenda shumave maksimale

13. Nëse, për shkak të dëmtimit të sistemit të frenimit, funksionojnë vetëm frenat në aksin e pasëm, është e këshillueshme :

a) të kontrollohet niveli i lëngut të frenave në depozitë, aty ku aplikohet
b) të kontrollohet radiatori për lëngun ftohës të motorit
c) të zvogëlohet presioni në gomat e aksit të përparmë
c) të zvogëlohet distanca e sigurisë nga mjeti që kemi përpara


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%