Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 29

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 583 :

a) të dy korsitë shërbejnë për të vazhduar drejt lëvizjen
b) mjeti H lejohet të kthehet djathtas, kur nuk ka mjete djathtas
c) mjeti H lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para kryqëzimit, kur nuk ka mjete djathtas

2. Sinjali nr. 19 :

a) paralajmëron një kryqëzim të rrymave të trafikut
b) është një sinjal vertikal rreziku
c) paralajmëron se shkëmbimi i mjeteve në atë vend është i vështirë

3. Sinjali nr.101 tregon :

a) që nuk mund të kalohet pengesa nga e djathta
b) që është e pamundur të vazhdohet lëvizja në këtë rrugë
c) që jemi të detyruar ta lëmë pengesën e mundshme në të djathtën tonë

4. Sinjali nr. 284 :

a) tregon veprim të përkohshëm, për shkak të punimeve në rrugë
b) tregon drejtim të detyruar vetëm për kategori të veçanta mjetesh
c) tregon drejtim te perkohshem te detyruar për autotrenat dhe automjetet e artikuluar

5. Paneli plotësues nr.135 tregon :

a) në qytetet bregdetare, zonat e rezervuara për plazh
b) një rrugë me tri korsi me një seri kthesash në vazhdim
c) në qytetet malore, praninë e liqeneve natyrale

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 619 :

a) mjeti A duhet të kalojë në kundërshtim me të gjitha tabelat dhe sinjalistikat edhe kur nuk është me sirena dhe fener blu të ndezur
b) mjeti A duhet ti japë përparësi mjetit M (kur nuk ka ndezur sinjalet e urgjencës)
c) mjeti A kalon i pari kur ka në funksion sinjalet e urgjencës

7. Motomjete janë:

a) edhe motorët me dy rrota, të përcaktuar për transport njerëzish, por jo më shumë se dy, duke përfshirë edhe drejtuesin e tyre
b) mjete rrugore me motor që nuk i nënshtrohen kontrollit teknik
c) edhe autokarrot, pesha pa ngarkesë e të cilave është mbi 1,5 ton

8. Duhet të ruajmë (të mbajmë) një shpejtësi lëvizjeje :

a) të përshtatshme për kushtet dhe ngarkesën e trafikut
b) në funksion të kohës që kemi në dispozicion për të udhëtuar deri në destinacion
c) që nuk shkakton pengesa dhe rrezik për qarkullimin

9. Kur duam të ndryshojmë korsinë e lëvizjes :

a) duhet të sinjalizojmë në kohën e duhur për kryerjen e manovrës
b) është gjithmonë e nevojshme të ulet shpejtësia
c) në rrugët urbane (qytetëse) e kemi të lejuar të qarkullojmë mbi vijën ndarëse të korsive, në rast se duam të kthejmë nga e djathta

10. Shkaqet e mundshme të aksidenteve të lidhura me strukturën e rrugës mund të jenë :

a) rregullimi me impiante semaforike i kryqëzimeve
b) mungesa e sinjalistikës horizontale
c) pjesë të deformuara rruge

11. Jastëk ajri (airbag):

a) mund të jetë i tipit ballor ose anësor (i vendosur para timonit dhe anash në mjet)
b) aktivizohet sa herë që ndalon mjeti
c) është i nevojshëm vetëm në rrugët jashtë qytetit

12. Përdorimi i substancave narkotike ndikon në drejtimin e mjetit sepse :

a) përmirëson aftësinë dëgjimore dhe shikimin
b) ndryshon reflekset dhe koordinimin e lëvizjeve
c) përmirëson vetëkontrollin

13. Te gomat nevojitet të kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme :

a) konsumimi i njëtrajtshëm i pjesës ballore të gomës
b) rezultatet e kontrollit laboratorik të materialit të gomës
c) presioni i fryrjes së gomës
c) nëse ka ose jo dëmtime të mundshme në pjesën anësore apo ballore të tyre


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%