Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 30

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Rruga e paraqitur në fig. 562 :

a) e lejon ndryshimin e sensit të lëvizjes
b) e lejon qarkullimin në rreshta paralelë kur trafiku është shumë i dendur
c) është e formuar nga katër karrexhata me një sens lëvizjeje

2. Sinjali nr.66 :

a) lejon qarkullimin e mjeteve pa motor
b) ndalon qarkullimin e motorëve me kosh
c) ndalon qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve

3. Sinjali semaforik për këmbësorët (fig.157) me fenerin e këmbësorit jeshil të ndezur :

a) paralajmëron drejtuesit e mjeteve se në afërsi ndodhet një shkollë, prandaj duhet ngadalësuar shpejtësia
b) është gjithmonë i ndezur gjatë daljes së nxënësve nga shkolla
c) detyron drejtuesit e mjeteve t'u japin përparësi këmbësorëve të cilët po kalojnë karrexhatën

4. Sinjali nr. 263:

a) sinjalizon se në afërsi ndodhet një qendër për dhënien e ndihmës së parë
b) është sinjal vend tregues i dobishëm
c) nëse është me fushë me ngjyrë blu, vendoset në autostradë

5. Paneli plotësues nr.125 :

a) i vendosur poshtë sinjalit 'NDALIM QARKULLIMI' tregon që përshkrimi vlen në ditët e punës
b) tregon hyrjet-daljet e mjeteve të transportit nga një ndërmarje prodhuese në afërsi
c) poshtë sinjalit 'PARKING' tregon që në ditët e zakonshme pune, mund të parkojmë mjetet nga ora 8:00 deri në 20:00 në atë zonë që përshkruan sinjali

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 651, mjeti A :

a) duhet tu japë përparësi mjeteve E dhe S
b) kalon në kryqëzim sipas radhës : E,A,S,D
c) duhet të marrë kthesën në afërsi të qendrës të kryqëzimit, duke e lënë qendrën e kryqëzimit në krahun tij të djathtë

7. Lejedrejtimi tërhiqet menjëherë, gjatë qarkullimit :

a) kur automjeti nuk ka kryer kontrollin fizik
b) kur drejtuesi po qarkullon me mjet me shpejtësi 15-20 km/orë mbi kufirin maksimal të shpejtësisë se lejuar
c) kur drejtuesi drejton mjetin me lejedrejtimin që i kanë kaluar afatet e vlefshmërisë

8. Panelet portokalli të paraqitura në fig. 303 :

a) vendosen në pjesën e pasme të rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me masë të përgjthshme mbi 3,5 tonë
b) dallojnë mjetet e përshtatura për transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave TIR
c) sinjalizojnë mjetet e përshtatura për transportin e qumështit

9. Kthimi nga e djathta kryhet :

a) duke u vendosur në korsinë e majtë të karrexhatës
b) duke paralajmëruar në kohë kryerjen e manovrës
c) duke lëvizur sa më afër kufirit të majtë të karrexhatës

10. Gjatë operacionit të tërheqjes së një mjeti në avari, mjeti që tërhiqet :

a) duhet të jetë i siguruar me lidhje të fortë të sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme për t'u dalluar
b) duhet të përdorë sinjalizimin e njëkohshëm të katër sinjaleve të drejtimit
c) në mungesë të ndonjë sinjalizuesi tjetër të përshtatshëm, duhet të ekspozojë panelin për ngarkesat e varura.

11. Përdorimi i kaskës mbrojtëse është i detyrueshëm :

a) edhe për drejtuesit e motomjeteve me tri rrota me kabinë
b) për drejtuesin e çiklomotorit
c) vetëm për drejtuesit e çiklomotorëve, deri në moshën 18 vjeç

12. Drejtuesi i mjetit i cili shfaq shenja lodhje duhet :

a) të ulë shpejtësinë dhe të qëndrojë në vendpushimin e parë që t'i shfaqet
b) t'i qëndrojë sa më afër automjetit që ka përpara
c) nëse është e nevojshme të përdorë për pushim edhe korsinë e emergjencës

13. Për të ulur konsumin e karburantit :

a) duhet lëvizur me një numër sa më të lartë të xhirove të motorit
b) duhet ruajtur shpejtësi e lartë gjatë lëvizjes
c) është mirë të përdoren karburante ekonomike
c) është mirë të evitohen rrugët e sheshta dhe fushore


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%