Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 31

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Vija gjatësore e mesit të karrexhatës :

a) kur është e pandërprerë, e ndalon parakalimin, por mund të lëvizim mbi të ose mund ta kapërcejme gjatë qarkullimit
b) kur është e pandërprerë (e vazhduar), ndalohet të kapërcehet
c) nëse është e ndërprerë, mund të kapërcehet.

2. Sinjali nr.82 :

a) tregon fundin e detyrimit për të ruajtur një distancë sigurie ndërmjet mjeteve
b) përshkruan një ndalim për lëvizjen në rreshta paralelë të mjeteve
c) tregon fundin e ndalimit të qëndrimit

3. Sinjali nr. 149 :

a) tregon drejtim të detyrueshëm për kamionët me peshë maksimale të përgjithshme deri në 7 tonë
b) tregon se mjetet e përshkruara në të nuk mund të lëvizin në drejtim të ndryshëm nga ai i treguar në sinjal
c) vendoset vetëm brenda qendrave të banuara

4. Sinjalet e paraqitura në fig.290 :

a) vendosen në kufijtë anësorë të karrexhatave me dy sense lëvizjeje për qarkullim
b) janë sinjale paralajmeruese ndaluese
c) janë sinjale plotësuese

5. Simboli në fig. 715 :

a) tregon vendin e komandimit të dritave të parkimit
b) ka një pozicion ku ndizen dy dritat e krahut të majtë, për rastin kur e kemi parkuar mjetin natën, në krahun e djathtë të rrugës
c) mund të jetë një llambë treguese me ngjyrë jeshile në kroskot

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 660 :

a) mjeti B kalon i fundit kryqëzimin
b) mjetet D dhe B kalojnë kryqëzimin pas mjetit H
c) mjeti D duhet të presë të kalojë mjeti B

7. Ciklomotorët janë:

a) mjete që pajisen me leje qarkullimi
b) automjete
c) mjete rrugore me motor që lëvizin me shpejtësi jo më të madhe se 50 km/orë

8. Paneli me shirita diagonale të alternuar të bardhë e të kuq (fig. 302) :

a) vendoset në fund të çdo ngarkese që del jashtë në pjesën e pasme të mjetit
b) sinjalizon ngarkesë të pandashme që del jashtë karrocerisë në pjesën e pasme të mjetit
c) vendoset tek mjetet që transportojnë materiale të rrezikshme

9. Qëndrimi i mjetit është i ndaluar :

a) aty ku ka sinjalizime horizontale të përzgjedhjes së korsive
b) përballë sinjaleve rrugore, kur pengon dukshmërinë e tyre
c) në rrugët që nuk janë të ndara me korsi

10. Lejohet të qarkullojnë në autostrada :

a) mjete që lëvizin me zinxhirë që nuk kalojnë masën 7000 kg
b) çiklomotorët
c) autotrenat

11. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut (ndezjen e njëkohshme të katër sinjaleve treguese të drejtimit ) :

a) natën, kur nuk funksionon ndonjë prej dritave të pozicionit
b) gjatë kohës që ndalojmë për të vendosur apo rimarrë trekëndëshin e rrezikut
c) kur lëvizet në rreshta paralelë jashtë qendrave të banuara

12. Ai që ka përdorur rregullisht droga (substanca narkotike) :

a) mund të drejtojë mjet nëse komisioni mjekësor vendor ka verifikuar që nuk është më përdorues i drogave
b) nëse nga verifikimet rezulton akoma përdorues, nuk mund të drejtojë asnjë lloj mjeti rrugor
c) mund të drejtojë vetëm mjete me cilindratë të vogël

13. Mosfunksionimi i mirë i frenave mund të shkaktohet nga :

a) prania e ajrit në rrugën e qarkullimit të lëngut frenues
b) një bllokim i mundshëm në pompën e frenave
c) tamburi i ovalizuar
c) veprimi me forcë mbi pedalin e frenave


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%