Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 32

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Vijëzimi me vija paralele në drejtim të qarkullimit (fig. 517) mund të tregojë :

a) vendkalim këmbësor urban
b) vendkalim për çiklistë
c) vendkalim këmbësor të orientuar

2. Në prani të sinjalit nr. 59 :

a) lejohet përdorimi i borive kur parakalojmë në rrugët urbane
b) kur duam të përshëndesim një të njohur që po kalon në rrugë, lejohet përdorimi i borive
c) në rastin kur po transportojmë të aksidentuar, mund të mos respektohet ndalimi

3. Në semaforin me tri drita (fig.154) është i lejuar kalimi :

a) pak më përpara se të ndizet drita jeshile, mjaft që të jetë ndezur drita e kuqe për mjetet që kryqëzohen
b) kur ndizet sinjali i dritës së kuqe për të gjitha drejtimet, por me kujdes
c) kur, edhe pse është ndezur sinjali me dritë të kuqe, nuk vijnë mjete nga drejtimi i lejuar

4. Sinjali nr. 274 tregon :

a) rrugë të bllokuar për shkak të një aksidenti rrugor
b) adresën e komandës së forcave ushtarake të atij rajoni
c) të dhëna të nevojshme për të komunikuar me Postën më të afërt të Policisë Rrugore

5. Secili nga panelet plotësues nr.128 :

a) tregon fillimin e një rruge me një sens lëvizjeje
b) i vendosur poshtë sinjalit 'PARKING', tregon fillimin e hapësirës për pushim të mjeteve
c) poshtë sinjalit 'VENDKALIM KËMBËSORËSH', tregon vendin ku nuk është më i lejueshëm qarkullimi i mjeteve

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.651, mjeti D :

a) kalon kryqëzimin i treti
b) ka detyrim t'i japë përparësi mjetit E,sepse ka drejtimin e lëvizjes drejt
c) duhet ta kalojë zonën e kryqëzimit, pa qenë nevoja të tregojë kujdes të veçantë

7. Në rimorkiot bëjnë pjesë edhe :

a) automjetet në avari, kur tërhiqen nga një automjet tjetër
b) makinat teknologjike që tërhiqen
c) rimorkiot kamp me një ose me dy akse

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë në rrugët e Republikës së Shqipërisë është:

a) 110 km/orë në autostrada
b) 60 km/orë në rrugët urbane
c) 40 km/orë për makinat bujqësore

9. Gjatë pushimit :

a) është gjithmonë e ndaluar që automjeti të vendoset mbi trotuar
b) mjeti mund të vendoset me rrotat e krahut të djathtë mbi trotuar, nëse tepron hapësirë e mjaftueshme për kalimtarët
c) të mjetit në një të përpjetë (pjerrësi ngjitëse), duhet të kujdesemi që leva e marshit të ingranohet në marshin me të lartë (të katërtin ose të pestin)

10. Në rastin e rrugës së rrëshqitshme, drejtuesi i mjetit duhet :

a) të rrisë në mënyrë të menjëherëshme shpejtësinë në lëvizje
b) të kontrollojë drejtimin e mjetit me lëvizjeje të forta dhe të shpejta të timonit
c) të përshkoje kthesat me një shpejtësi veçanërisht të kontrolluar

11. Perdorimi i aparateve radiotelefonike:

a) lejohen të perdoren gjatë drejtimit të mjetit nga forcat e policisë
b) lejohen të përdoren gjatë drejtimit të mjetit, kur përdorim njerën dorë
c) lejohen të perdoren gjatë drejtimit të mjetit nga forcat e armatosura

12. Të ndihmosh një të dëmtuar në rrugë :

a) nuk është veprim i detyrueshëm (për të shmangur përfshirjen në ngjarje)
b) është e detyrueshme, sepse Kodi Penal dënon mosdhënien e ndihmës
c) është e detyrueshme, sepse kështu mund të kufizohen pasojat negative të aksidentit

13. Zhurmat e forta të lëshuara nga automjeti, mund të shkaktohen nga:

a) konsumimimi i gomave.
b) rrëshqitja e rripit të motori.
c) difektimi i sistemit të shkarkimit të gazrave.
c) funksionimi i ç'rregullt i frenave të dorës.


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%