Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 4

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 580 :

a) mjetit te pozicionuar si ne figurë i lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para tij, kur nuk ka mjete djathtas
b) lejohet të ndryshohet sensi i lëvizjes
c) mjeti i pozicionuar si ne figurë është i detyruar të kalojë drejt kryqëzimin

2. Sinjali nr.74 :

a) lejon qarkullimin e makinave që lagin rrugën apo që ujisin lulishtet
b) tregon mundësinë e pranisë së ujit në rrugë që shton mundësinë e ndodhjes së fenomenit të rrëshqitjes
c) lejon qarkullimin e autoçisternave që transportojnë ujë

3. Sinjali nr.116 :

a) ndalon qarkullimin e mjeteve
b) tregon një vend ku rriten kuaj
c) ndalon qarkullimin e biçikletave

4. Sinjali nr. 217 :

a) tregon një zyrë informacioni turistik-hotelier e cila ndodhet pas 150 m.
b) tregon një vend ku mund të kërkohen informacione mbi mundësitë e qëndrimit në hotele
c) fton drejtuesit e mjeteve të shmangin zhurmat në afërsi të një zone Hotelerie

5. Paneli plotësues nr.140 :

a) tregon një përplasje aksidentale në rrugë dhe bllokim rruge
b) tregon një pjesë të rrugës ku mund të ndeshim mjete të rënda në lëvizje të ngadaltë
c) tregon një pjesë rruge të rrezikshme,në të cilën nuk është e lejuar tërheqja e mjeteve

6. Në situatën e fig.642 :

a) mjeti A gjatë kthimit nga e majta e ka krahun e djathtë të lirë
b) mjeti M duhet të presë kalimin e mjetit O
c) mjeti A duhet t'i japë përparësi tramvajit por jo mjetit M

7. Në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e mjeteve të përdorura, që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, bën pjesë:

a) leja e qarkullimit origjinale (e lëshuar nga shteti nga i cili vjen mjeti)
b) vërtetimi i hyrjes së mjetit nëShqipëri, i lëshuar nga Policia Kufitare
c) leja e drejtimit sipas kategorisë së mjetit

8. Sistemet e pajimit të makinave bujqësore :

a) janë të detyrueshme vetëm për traktorët bujqësorë
b) mund të përfshijnë edhe sistemin e frenimit
c) janë sisteme që zgjidhen nga drejtuesi i mjetit

9. Rrezikshmëria e madhe e manovrës së parakalimit është e përcaktuar nga :

a) mundësia e aksidentit në fazën e parakalimit me mjetin që parakalojmë
b) prania e mjeteve të ngadalta në rrugët me një sens lëvizjeje
c) mundësia e përplasjes me mjetin që vjen përballë në korsinë e sensit të kundërt

10. Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada :

a) autokampet me rimorkio me masë të përgjithshme mbi 750 kg
b) makinat bujqësore dhe makinat teknologjike
c) automjetet me gjendje teknike të keqe, me goma shumë të konsumuara, e me mangesi të dukshme të pajimeve e sistemeve funksionale të mjetit

11. Rripat e sigurimit :

a) kërkohet që t'u bëhet kontroll i vazhdueshëm i gjendjes së tyre teknike
b) duhet të jenë të tipit të aprovuar dhe të mbahen gjithmonë në gjendje të mirë teknike
c) kur qarkullojmë me shpejtësi të ulët, nuk janë shumë të nevojshëm

12. Sigurimi për përgjegjësinë civile të automobilit (P.C.A.), i detyrueshëm me ligj, përmban:

a) pagimin e dëmeve të shkaktuara ndaj të transportuarve të tretë brenda shumave maksimale
b) dëmin ndaj të tretëve dhe vjedhjen brenda shumave maksimale
c) dëmet e pësuara nga pronari në drejtim të mjetit të siguruar brenda shumave maksimale

13. Zhurma e prodhuar nga mjetet me motor :

a) rritet kur shkarkuesi i gazrave (marmita) është i dëmtuar
b) zvogëlohet nëse është pastruar mirë motori
c) zvogëlohet duke përshpejtuar me pedalin e gazit sa më shpesh dhe sa më fort
c) mund të zvogëlohet duke e drejtuar mjetin në mënyrë korrekte, duke shmangur frenimet e forta dhe përshpejtimet e papritura


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%