Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 5

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 553 :

a) tregon një karexhatë me tre korsi me një sens lëvizje
b) tregon një karexhatë me dy sense lëvizje
c) lejon të lëvizin në korsinë A mjetet me difekt

2. Sinjali nr 39 paralajmëron :

a) se duhet patur kujdes sepse afër ndodhet një rrezik
b) një rrezik të ndryshëm nga ata që janë parë në sinjalet e tjere te rrezikut
c) se duhet të vazhdojmë rrugën detyrimisht drejt

3. Sinjali nr.93 :

a) është një sinjal i drejtimit të detyruar
b) tregon fillimin e sensit të vetëm (unik) të qarkullimit
c) ndalon kthimin nga e majta

4. Sinjali nr. 229 :

a) tregon se kategoria e rrugës, pas keti sinjali, lejon lëvizjen e mjeteve pa motor
b) tregon fundin e vlefshmërisë së një rruge të rezervuar për mjetet me motor
c) është sinjal detyrimi

5. Paneli plotësues në fig.123/A/B :

a) vendosur poshtë sinjalit 'RRUGË PËR KËMBËSORËT', tregon orët në të cilat nuk lejohet qarkullimi i automjeteve
b) tregon gjatësinë e pjesës së rrugës në të cilën është në fuqi ndalimi
c) vlen vetëm në ditët e punës

6. Ne kryqëzimine paraqitur në fig. 614 :

a) mjeti T kalon i fundit
b) mjeti A duhet të presë të kalojë mjeti R
c) mjeti T kalon para mjeteve të tjera

7. Lejedrejtimi pezullohet për shkak të një shkeljeje të përsëritur që është bërë brenda një viti :

a) kur ai që del nga garazhi, nuk i jep përparësi atyre që kalojnë në rrugë
b) kur përdorim fenerët me dritë verbuese në kryqëzim me mjetet e tjera
c) kur automjeti lihet në pushim pranë një kryqëzimi ose kthese

8. Hapësira e ndalimit të mjetit :

a) zvogëlohet, kur aktivizojmë edhe frenat e dorës
b) zvogëlohet, kur frenojmë duke lëvizur me forcë timonin
c) zvogëlohet, kur drejtuesi i mjetit është i papërqëndruar në drejtimin e mjetit

9. Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, duhet :

a) të sigurohemi që mjeti përpara nesh nuk ka sinjalizuar për fillimin e së njëjtës manovër
b) të sigurohemi që korsitë të jenë të ndara me njëra tjetrën me vijë të pandërprerë
c) të sinjalizojme në çdo rast kryerjen e manovrës me anë të sinjalizimit me bori

10. Gjatë operacionit të tërheqjes së një mjeti në avari, mjeti që tërhiqet :

a) duhet të përdorë vazhdimisht sinjalin zanor me bori
b) në mungesë të ndonjë sinjalizimi tjetër,duhet të mbajë të ndezura dritat e kuqe të prapme
c) duhet të përdorë sinjalizimin e njëkohshëm të katër sinjaleve të drejtimit

11. Jashtë qendrave të banuara, naten drejtuesit e mjeteve duhet të fikin fenerët e largësisë dhe të përdorin fenerët joverbues (dritat e shkurtra) :

a) kur rrezikojnë të shkarkojnë baterinë e mjetit
b) në çdo rast kur mund të verbojnë këmbësorët në rrugë
c) kur po këmbehen me mjete të tjera

12. Polica e sigurimeve për përgjegjësinë civile të mjeteve me motor (P.C.M.) mbulon:

a) përgjegjësinë civile që rëndon mbi drejtuesin dhe mbi pronarin
b) çdo formë përgjegjësie në përpjestim me primin e paguar
c) rreziqet e prejardhura, në rrugë civile, nga qarkullimi i mjeteve me motor

13. Punonjësit e policisë rrugore dallohen nga :

a) tabela ndaluese për mjetet
b) autorizimi i lëshuar nga Prefektura e Qarkut
c) pistoleta
c) motori i Shërbimit të Policisë Rrugore


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%