Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 6

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Rruget urbane dytesore:

a) për qëndrimin kanë zona të përcaktuara të pajisura me korsi manovrimi jashtë karrexhatës
b) kanë kufizime për shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve
c) janë, si rregull, pa trotuare

2. Panelet në sinjalin nr.13 :

a) tregojnë afrimin në mënyrë progresive me linjën e hekurudhës
b) tregojnë punime në rrugë
c) vendosen për të treguar kufijtë normale të karrexhatës

3. Sinjali nr. 42 :

a) tregon distancën nga kryqëzimi, ku do të duhet që të japim përparësi
b) paralajmëron një kryqëzim ku është në fuqi rregulli i përparësisë nga djathta
c) tregon se pas 320 metrash do ndeshim sinjalin 'STOP'

4. Sinjali nr. 211 :

a) tregon një stacion treni në të cilin lejohet pushimi i mjeteve 24 orë
b) vendoset në distance me vendndodhjen e një stacioni hekurudhor
c) tregon hyrjen për në një stacion hekurudhor

5. Simboli në fig. 713 :

a) kur llamba treguese në kroskot është e ndezur, tregon se janë ndezur dritat e pozicionit
b) vendoset mbi celësin e komandimit të dritave të gjata
c) kur llamba mbi te cilin është vendosur është e ndezur tregon për një zvogëlim të ndotjes së mjedisit

6. Sipas rregullit të përparësisë, në kryqëzimin, siç është paraqitur në fig.632 :

a) mjeti B duhet të kalojë para mjetit N
b) mjeti N duhet të kalojë i fundit
c) mjetet kalojnë sipas radhës : P,B,N,D

7. Makinat bujqësore duhet të kenë:

a) gjerësi, deri në 3 metra
b) lartësi, deri në 3.5 metra
c) gjerësi, deri në 1.8 metra

8. Është e nevojshme të ulet shpejtësia ose po të jetë nevoja të ndalohet :

a) kur këmbësorët shfaqin shenja pasigurie në kapërcimin e rrugës
b) në kryqëzime kur kemi mjete që kanë përparësi ndaj nesh
c) në pjesët e rrugëve që janë në ngjitje (të përpjeta)

9. Nuk mund të parakalosh :

a) nëse të duhet të kapërcesh vijën gjatësore të dyfishtë të rrugës ku vija e pandërprerë shoqërohet në të djathtë me vijë të ndërprerë
b) një mjet që ka sinjalizuar se ka ndërmend të ndalojë në krahun e djathtë të rrugës
c) nëse, për të parakaluar, të duhet të kapërcesh vijën gjatësore të bardhë të pandërprerë të mesit të rrugës (teke ose e dyfishtë)

10. Nëse rruga është e lagur ose me akull :

a) drejtuesi i mjetit duhet të përshkojë pjerrësite zbritëse (tatëpjetat) me levën e marsheve në pozicionin neutral
b) është i detyrueshëm përdorimi i fenerëve ndriçues të mjetit
c) është i këshillueshem frenimi me forcë për të ndalur mjetin në një hapësirë sa më të vogël të mundshme

11. Gjatë qarkullimit përdorimi i fenerëve joverbues (dritat e shkurtra) :

a) është i detyrueshëm natën jashtë qendrave të banuara edhe kur ndriçimi publik është i mjaftueshëm
b) eshte i detyrushem diten jashte qendrave te banuara
c) është i ndaluar në qendrat e banuara

12. Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja duhet :

a) të shihet nëse merr frymë duke i vënë dorën në pjesën anësore të poshtme të gjoksit, ose mbi bark
b) ta bësh të ecë e të flasë të dëmtuarin për ta mbajtur zgjuar
c) nëse merr frymë vetë, të vendoset nëpozicionin anësor të sigurisë

13. Për të garantuar sigurinë në qarkullim dhe për të shmangur aksidentet, ndër të tjera është e nevojshme:

a) të mos përdoren ngjitëse, varëse apo sende të tjera te xhami i përparmë i makinës, sepse e zvogëlojnë fushëpamjen
b) të sigurohet tejdukshmëria dhe pastërtia edhe e xhamave anësore
c) të sigurohet fushëpamje e lirë e drejtuesit të mjetit
c) të mbahen dritaret të mbyllura mirë nëse xhamat janë të veshura me avull


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%