Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 7

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Shigjetat drejtuese të shënuara mbi karrexhatë (fig. 547, 548) :

a) janë me ngjyrë jeshile kur shkruhen në autostrada
b) lejojnë parazgjedhjen e korsisë kur vijat ndarëse të korsive janë të ndërprera
c) detyrojnë të ndjekësh drejtimin e shigjetës edhe kur korsitë ndahen me vija gjatësore të ndërprera

2. Sinjali nr. 20 :

a) na tregon që duhet të ulim shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme edhe të ndalojmë lëvizjen
b) paralajmëron një ngushtim të rrugës nga e majta
c) paralajmëron se po i afrohemi një rruge me gunga

3. Sinjali nr. 95 :

a) tregon se është e rrezikshmetë kthehesh djathtas
b) është një sinjal ndalimi
c) në kryqëzimin ku është vendosur, ndalon të kthehesh majtas

4. Sinjali nr. 280 :

a) po të jetë me ngjyrë jeshile, vendoset në autostrada
b) mund te vendoset në një mjet mekanik pune
c) tregon një kantier rrugor të gjatë 500 metra

5. Paneli plotësues në fig.123/A/B :

a) tregon orët e vlefshmërisë gjatë të cilave janë në fuqi përshkrimet e sinjalit që shoqëron
b) tregon distancën minimale dhe maksimale e sigurisë që duhet të ruhet ndërmjet automjeteve
c) tregon gjatësinë e pjesës së rrugës në të cilën është në fuqi ndalimi

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 648, mjeti P :

a) duhet t'u japë përparësi tramvajit T dhe mjetit G
b) duhet t'u japë përparësi vetëm mjeteve që vijnë nga e djathta e tij
c) kalon pas tramvajit dhe mjetit G, por para mjetit B

7. Motomjete janë:

a) mjete rrugore me motor, pesha maksimale me ngarkesë e të cilëve nuk duhet të jetë më e madhe se 3.5 ton
b) edhe autokarrot, pesha pa ngarkesë e të cilave është mbi 1,5 ton
c) edhe motorët me kosh, të pajisur me karroceri të përshtatshme dhe të aftë për të mbajtur katër persona, përfshi edhe drejtuesin e mjetit

8. Drejtuesi që e le mjetin pushim në rrugë, duhet :

a) të sigurohet që pushimi i mjetit në atë vend është i lejuar
b) ta vendosë levën e marshit në pozicionin neutral
c) në rrugët me pjerrësi të fortë, ta pozicionojë mjetin me rrotat drejtuese të kthyera

9. Qëndrimi i mjetit thjesht sa për të hipur e zbritur pasagjerët, është i ndaluar :

a) në kthesa dhe në kurrize rruge, në rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje
b) në afërsi dhe në vazhdimësi të sinjaleve rrugore, edhe pse nuk pengojmë dukshmërine e tyre
c) në orët e natës

10. Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada :

a) automjetet me gjendje teknike të keqe, me goma shumë të konsumuara, e me mangesi të dukshme të pajimeve e sistemeve funksionale të mjetit
b) kamionët me masë mbi 8 tonë që janë në gjendjë të ecin me shpejtësi mbi 80 km/orë
c) mjetet me ngarkesa të hapura, të pasistemuara mirë dhe që mund të derdhen

11. Rripat e sigurimit :

a) gjatë qarkullimit në qendrat e banuara, nuk janë të domosdoshëm
b) duhet të jenë të tipit të aprovuar dhe të mbahen gjithmonë në gjendje të mirë teknike
c) kur qarkullojmë me shpejtësi të ulët, nuk janë shumë të nevojshëm

12. Në rast se i dëmtuari paraqet një ose më shumë fraktura në gjymtyrë, duhet :

a) të mbulohen me material të pastër plagët e mundshme të shkaktuara nga thyerjet
b) në rast të thyerjes së kockës dhe kocka ka dalë jashtë, të përpiqesh ta rivendosësh përsëri në pozicionin e saj normal
c) t'i jepet të plagosurit një pije e fortë alkoolike

13. Për të garantuar sigurinë në qarkullim dhe shmangien e aksidenteve, ndër të tjera është e nevojshme:

a) të pastrohen shpesh fenerët dhe sipërfaqet e tejdukshme ndriçuese të tyre
b) të kontrollohet vazhdimisht gjendja dhe funksionimi i fenerëve ndriçues të mjetit
c) të kontrollohet vazhdimisht gjendja dhe funksionimi i pompës së ujit ftohës
c) të kontrollohet vazhdimisht gjendja dhe funksionimi i bobinës


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%