Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 8

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në sinjalistikën horizontale të paraqitur në fig. 598 :

a) mjeti B për tu kthyer djathtas duhet të zinte korsinë e djathtë
b) mjeti B lejohet të kthehet djathtas, kur nuk ka mjete djathtas
c) mjeti H për tu kthyer majtas, mjafton të ndezë sinjalin e majtë

2. Në prani të sinjalit nr. 2 në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje

a) mund të kryejmë manovrën e kthimit të sensit të lëvizjes në pjesën e tatëpjetë (zbritje) të rrugës
b) parakalimi në pjesën e tatëpjetë (zbritëse) është i ndaluar
c) manovra e parakalimit është e ndaluar

3. Sinjali nr. 52 :

a) lejon të vazhdohet lëvizja drejt
b) detyron që të ndalosh në kryqëzime
c) është një sinjal urdhërues përparësie

4. Sinjali 152/B tregon :

a) që pas këtij sinjali nuk mund të kthehemi as nga e majta e as nga e djathta
b) që, duke u kthyer djathtas, hyjmë në një pjesë rruge me një sens lëvizjeje
c) që qarkullimi në atë pjesë rruge ku është vendosur ky sinjal, është me një sens lëvizjeje

5. Paneli plotësues nr.142 :

a) tregon korsinë që i referohet sinjali i mësipërm
b) tregon një drejtim të detyrueshëm
c) tregon vendin ku rruga bëhet me një sens lëvizjeje

6. Ne situatën e paraqitur në fig.608:

a) mjeti C duhet të lirojë kryqëzimin i fundit
b) mjeti H duhet të futet në kryqëzim pas kalimit të mjeteve B e C
c) mjeti C duhet t'i japë përparësi mjetit H

7. Motomjete janë:

a) edhe autokarrot, pesha pa ngarkesë e të cilave është mbi 1,5 ton
b) edhe motorët me dy rrota, të përcaktuar për transport njerëzish, por jo më shumë se dy, duke përfshirë edhe drejtuesin e tyre
c) edhe motokarrot për transport të veçantë

8. Është e nevojshme të ulet shpejtësia ose po të jetë nevoja të ndalohet :

a) në orët e mbrëmjes
b) gjysmë orë para perëndimit dhe deri gjysmë orë para lindjes së diellit
c) kur verbohemi (na vriten sytë) nga dritat përballë

9. Parakalimi është i ndaluar kur :

a) jemi në afërsi të kryqëzimeve të rrugëve të rregulluar me semaforë
b) një mjet ka ndaluar para 'KALIMIT NË NIVEL' në pritje të kalimit të trenit
c) për të kryer manovrën, duhet të kapërcejme vijën e pandërprerë gjatësore të rrugës

10. Në rast shiu të fortë drejtuesi i mjetit duhet :

a) të përshkojë tatëpjetat (pjerrësitë zbritëse) e forta me levën e marshit në pozicionin neutral dhe duke përdorur vazhdimisht frenat
b) të përshkojë kthesat me shpejtësi më të ulët se në kushte normale
c) të rrisë shpejtësinë e lëvizjes por, brenda kufijve të lejuar nga sinjalistika përkatëse

11. Gjatë qarkullimit përdorimi i fenerëve joverbues (dritat e shkurtra) :

a) është i ndaluar në qendrat e banuara
b) është i detyrueshëm edhe ditën kur transportojmë të aksidentuar
c) është i ndaluar në tunele

12. Në rast se i dëmtuari paraqet një ose më shumë fraktura në gjymtyrë, duhet :

a) në rast të thyerjes së kockës dhe kocka ka dalë jashtë, të përpiqesh ta rivendosësh përsëri në pozicionin e saj normal
b) pasi të bëhet e palëvizshme gjymtyra të merren masat parandaluese kundër gjendjes së shokut nëse është e mundshme dhe e nevojshme
c) të mbulohen me material të pastër plagët e mundshme të shkaktuara nga thyerjet

13. Sistemi frenues kundër bllokimit të rrotave (ABS) :

a) në kthesa, nuk aktivizohet
b) siguron një kontroll më të mirë të mjetit gjatë fazës së frenimit
c) vepron për të ndihmuar në ndërrimin e shpejtë të gomave të shpuara gjatë lëvizjes
c) funksionon duke përdorur pedalin e freksionit dhe të frenave njëkohësisht


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%