Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 9

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në një rrugë me dy sense për qarkullimin, me sinjalistikën si në fig. 502

a) mund të parakalohet në çdo rast, pavarësisht nga kushtet e qarkullimit
b) jashtë qendrave të banuara, korsia e krahut të majtë është e rezervuar vetëm për parakalimet
c) edhe kur duam të kthehemi në të majtë, duhet të qëndrojmë në gjysmëkarrexhatën e djathtë

2. Sinjali nr. 73 :

a) tregon korsi të rezervuar për automjete që punojnë me karburant, gas të lëngët
b) ndalon qarkullimin e mjeteve që transportojnë mallra që ndizen lehtësisht
c) ndalon gjahtarët që të qarkullojnë në automjet me armët e gjahut dhe fishekët e gjuetisë.

3. Sinjali nr.114 tregon:

a) fundin e pistës për biçikletat paralel me rrugën e këmbësorëve
b) fundin e detyrimit për të tërhequr biçikletën për dore (lejohet që të lëvizim hypur në biçikletë)
c) tregon fundin e zonës së rezervuar për qarkullimin e përzier të këmbësorëve dhe biçikletave

4. Sinjali nr. 201 :

a) tregon se rruga në të cilën udhëtojmë, është një rrugë shtetërore
b) tregon, se po përshkojmë rrugën shteterore Nr. 2
c) tregon numrin e një rrugë fshati

5. Paneli plotësues nr. 137 :

a) sinjalizon praninë e mjeteve të pastrimit publik që transportojnë plehra
b) tregon që një korsi iu është rezervuar makinave të punës
c) tregon detyrimin për të parakaluar makinat e punës

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 645 :

a) mjetet F dhe H kalojnë të parat, duke bërë kështu zhbllokimin e situatës
b) mjeti A i jep përparësi mjetit F
c) mjeti N kalon i pari duke bërëkeshtu zhbllokimin e situatës

7. Në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e mjeteve të reja që hyjnë në Republikën e Shqipërisë bën pjesë :

a) leja e drejtimit sipas kategorisë së mjetit
b) polica e sigurimit të detyrueshëm të mjetit motorik
c) çertifikata e kontrollit fizik

8. Është e nevojshme të rregullohet shpejtësia në funksion :

a) të fushëpamjes të rrugës
b) të ngarkesës së trafikut
c) të shpejtësisë së mjeteve që kemi përpara

9. Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, duhet :

a) të sigurohemi paraprakisht, se korsia ku do të futemi është e lirë prapa nesh në një hapësirë të mjaftueshme
b) të mos krijojmë rrezik apo pengesa për ata që po lëvizin në korsinë ku duam të futemi
c) të mos i përdorim sinjalet treguese të drejtimit nëse korsia ku do futemi është e lirë

10. Drejtuesi i mjetit duhet :

a) të drejtojë mjetin gjithmonë në mes të rrugës dhe mbi vijat ndarëse të korsive
b) të shikojë në pasqyrën anësore, përpara se të sinjalizojë ndryshimin e korsisë
c) kur kthehet djathtas, të pozicionohet përgjatë anës së djathtë të rrugës

11. Përdorimi i kaskës mbrojtëse është i detyrueshëm :

a) vetëm për drejtuesit e çiklomotorëve, deri në moshën 18 vjeç
b) për drejtuesin e motorit dhe pasagjerin
c) edhe për drejtuesit e motomjeteve me tri rrota me kabinë

12. Në rast të një hemoragjie të jashtme duhet :

a) të mbahet i dëmtuari në pozicion ulur ose shtrirë
b) të ndalohet absolutisht që i dëmtuari të pijë ujë
c) të ndalohet rrjedhja e gjakut

13. Duhet të përdoren sinjalet treguese të drejtimit :

a) kur lëvizim në një rrugë me disa korsi, në çdo rast që ndryshojmë korsinë
b) vetëm në rastet kur, për tu kthyer,duhet të kapërcejmë karrexhatën
c) kur duam të dalim nga rruga për të hyrë në një korsi ngadalësimi
c) kur kemi ndërmend të ndalojmë jashtë karrexhatës


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%